Autogol shumë i çuditshëm dhe qesharak është realizuar para pak çastesh në ndeshjen e La Ligas mes Atletico Madridit dhe Real Betisit.
Mbrojtësi i mysafirëve, German Pezzella ka shënuar për avantazhin 2-0 të Atleticos në minutën e 63-të.
Reprezentuesi argjentinas pas harkimit nga këndi në tentim për ta larguar topin e ka goditur atë në mënyrë të gabuar dhe është ndalur në rrjetë.
30-vjeçari shprehu dëshpërimin e tij menjëherë pas golit duke rënë në gjunjë, ndërsa disa bashkëlojtarë të tij e “ngushëlluan” atë.