Rëndësia e madhe e ndeshjes së dytë në mes Real Madridit dhe Manchester Cityt i ka tubuar mijëra tifozë rrugëve të kryeqendrës spanjolle për t’i dhënë mbështetje Los Blancos.
Real Madridi dhe Manchester City sonte e zhvillojnë ndeshjen e kthimit në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Rezultati 4:3 në favor të “Qytetarëve” në takimin e parë, ka bërë që Real Madridi të ketë nevojë të madhe për tifozët në “Santiago Bernabeu”.
Mijëra tifozë jashtë stadiumin kanë pritur autobusin e futbollistëve në mënyrë madhështore.
Brohoritjet dhe fishekzjarret e kanë përcjellur autobusin duke kaluar në afërsi të stadiumit që sonte pritet të jetë mjaft i zhurmshëm.
Më poshtë mund të shikoni momentin.
Real Madrid fans welcoming the team bus ???
— SPORTbible (@sportbible) May 4, 2022