Ish-mbrojtësi i Evertonit, Steven Pineaar, ka zbuluar se hoteli në të cilin ishin vendosur bashkë me Zlatan Ibrahimovicin gjatë kohës së tyre në Ajax. Pineaar ka treguar se si Ibra e kishte udhëzuar atë t’ia marrë edhe çantën e tij.
Dyshja Steven Pineaar – Zlatan Ibrahimovic kishte luajtur bashkë te klubi holandez si të rinj. Pineaar ishte shpërngulur në Holandë në vitin 2001 dhe kishte qëndruar aty deri më 2006, pas transferimit nga Afrika e Jugut, transmeton GE.
Ndërkohë, Juventusi kishte qenë pjesë e Ajaxit për tre vjet, nga 2001 deri më 2004, para se të kalonte në Juventus.
Gjatë karrierës së tij, shumë bashkëlojtarë janë deklaruar lidhur me veprimet dhe sjelljet e suedezit, i cili njihet për vetëbesimin që e posedon.
“Unë e mbaj mend që ishin në një hotel para në ndeshjeje në Groningen. Huliganët në Holandë mund të jenë mjaft aktiv, mirëpo hoteli ynë ishte paksa i izoluar dhe unë nuk mendoja se do të kishim probleme”, ka thënë Pineaar.
“Ne hëngrëm darkë dhe pastaj shkuam në dhomat tona. Ne shikuam TV dhe pastaj shkuam të flemë. Në orën një të mëngjesit u zgjuam nga mjeku i ekipit, i cili ishte i veshur në pizhame”.
“Ai, me shumë qetësi, na tha që të mos bëjmë panik, por na tregoi se kishte ndodhur një zjarr dhe se duhet t’i merrnin çantat tona dhe të largohemi nga dhoma. Ai na tregoi që autobusi i skuadrës ishte vënë në zjarr dhe mua m’u kujtua se autobusi ishte parkuar pikërisht poshtë dritares tonë”.
“Sapo i largova perdet nga dritaret, e pashë zjarrin dhe mendova se autobusi do të shpërthente. Unë e mora çantën time dhe Zlatan po qëndronte aty dhe më tha: “Mos u largo ashtu, duhet ta marrësh edhe çantën time””.
“Ne pritëm jashtë për 90 minuta, në atë acar, dhe nuk ishim të sigurt se a do të mundë të luanim të nesërmen. Trajneri ynë, Ronald Koeman, tha se ne duhet të flinim. Unë s’e mbylla njërin sy gjithë natën”./Gazeta-Topi/