Kombëtarja e Austrisë arriti të kualifikohet në raundin e 1/8 së finales në Kampionatin Europian EURO20.
‘Shqiponja’ do të luaj me Kombëtaren e Italisë në Wembley të Londrës ditën e shtunë (26 qershor).
Federata e Futbollit të Austrisë përmes rrjeteve sociale tregoi se kishin quar një kërkesë te UEFA për t’u zhvilluar ndeshje në një tjetër vend dhe jo në Londër.
❗️Keine Verlegung des EM-Achtelfinales: Trotz großer Anstrengungen ist es leider nicht möglich, auch zuletzt aufgrund der knappen zeitlichen Komponente, das Spiel von London an einen anderen Austragungsort ohne Ein- und Rückreisebeschränkungen für ÖsterreicherInnen zu verlegen.
— ÖFB – oefb.at (@oefb1904) June 23, 2021
Por, shtëpia më e madhe e futbollit në Europë – UEFA nuk është përgjigjur në këtë rast.
Këtë ndryshim, OFB e kërkon për shkak të situatës pandemike në Angli. Tifozët duhet të karantinohen 10 ditë nëse udhëtojnë në Londër. E njëjta ndodhë edhe pas rikthimit në Austri.
Madje Ministria e Punëve të Jashtme i ka lutur tifozët që të mos udhëtojnë fare për ta shikuar ndeshjen historike të Austrisë kundër Italisë në 1/8 e finales së EURO20.
“Pas shumë përpjekejve të mëdha, ne s’kemi mundur që ta zhvendosim ndeshjen diku tjetër nga Londra. OFB është duke provuar gjithçka për t’ia mundësuar tifozëve udhëtimin për ndeshjen historike”, shkruhet në njoftimin e Federatës së Austrisë.