Ylli i Arsenal flitej se do të largohej nga ‘Emirates’, por në fund vendosi t’i besonte projektit të Mikel Arteta.
Aubameyang kërkohej edhe nga Barcelona dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vet, duke treguar si e refuzoi atë mundësi.
“Kishte disa oferta, më shumë nga Barcelona, por edhe nga klube të tjera”, ka thënë Aubameyang.
“Prioriteti im ishte të qëndroja këtu”, shtoi sulmuesi nga Gaboni për ‘Canal Football Club’.
Aubameyang tashmë po prinë formacionet e Mikel Arteta, me synimin për ta kthyer Arsenalin në majat e futbollit anglez.