Atletico Madridi e ka bërë edhe një hap tjetër mbrapa në luftë për titull në La Liga, pasi u ndal me një barazim 1:1 nga Real Betisi të dielën në udhëtim, duke e bërë garën trifrontëshe për titull më të hapur së asnjëherë më parë.
Yannick Carrasco e kishte kaluar Atleticon në epërsi herët në pjesën e parë, para se Cristian Tello ta barazonte rezultatin njëzet minuta më vonë për t’ia siguruar Betisit një pikë në stadiumin “Benito Villamarin” në Sevillë, raporton GE.
Ky barazim i skuadrës së Diego Simeones, i treti në gjashtë ndeshjet e fundit, nënkupton se Atletico rikthehet në vendin e parë me 60 pikë, por tani vetëm një më shumë se Real Madridi dhe dy më shumë se Barcelona, tetë ndeshje deri në përfundim të kampionatit.
Betisi mbetet në binarë për t’u kualifikuar në Ligën e Evropës, sepse renditet në vendin e gjashtë me 47 pikë, aq sa ka edhe Real Socidedadi në vendin e pestë dhe një më shumë se Villarreali.
Ishte ndeshja e dytë pa fitore e Atleticos, pas humbjes kundër Sevillës në ndeshjen e javës së kaluar.
Takimi në Villamarin ishte pothuajse i barabartë, megjithëse Altetico ka mundur ta fitonte atë në castet e fundit.
Pas një depërtimi të Angel Correas, Carrasco e shfrytëzoi hutinë në mbrojtjen vendase për të shënuar nga afërsia në minutën e 5-të.
Tello, ish-sulmuesi premtues i Barcelonës, e barazoi rezultatin vetëm 15 minuta më vonë kur shënoi pas një harkimi nga Alex Moreno.
Atletico bëri më shumë në pjesën e dytë dhe ka mundur ta fitonte takimin sikur Correa ta shfrytëzonte njërën prej dy mundësive të arta në kohën shtesë.
Atij ia mohoi golin Claudio Bravo në të dy rastet, duke i pritur goditjet e tij të plogështa nga afërsia.
Atletico e pret Eibarin në ndeshjen e ardhshme, ndërsa Betisi e viziton Valencian.