Atletico Madridi e ka hedhur poshtë kërkesën e Barcelonës për huazimin e sulmuesit Joao Felix, duke refuzuar të futen në bisedime në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.
Barcelona shfaqi interesim të madh për Felix, një lojtar të cilin e kishte synuar edhe në të kaluarën.
Oferta për huazimin e Felix ishte bërë përmes menaxherit Jorge Mendes.
Por Atletico nuk ka nevojë të shesë futbollistë dhe, për më tepër, e cilëson Felixin si shumë të rëndësishëm për të ardhmen e klubit, prandaj nuk e ka ndërmend ta humbë talentin më të madh në ekip në 24 orët e fundit të afatit kalimtar të verës.
Sipas Goal.com, Atletico e ka njoftuar Mendesin dhe Barcelonën se shitja e Felixit nuk mund të ndodhë.
Portugezi iu bashkua Atleticos për 126 milionë euro nga Benfica, duke u bërë blerja më e shtrenjtë në historinë e Atleticos.
Në 58 ndeshje në La Liga, ai i ka shënuar 13 gola dhe i ka dhënë gjashtë asiste.