Atletico Madrid mund të ketë zgjidhur çështjen e sulmuesit qendror.
Ekipi i rojiblanco, sipas gazetës ‘Corriere dello Sport’, do të kishte arritur një marrëveshje me Fiorentinën për lojtarin Dusan Vlahovic.
Spanjollët do ta kishin ngritur ofertën në 70 milionë, përfshirë bonuset, për lojtarin dhe marrëveshja duket se është arritur.
Për lojtarin ishin të interesuar edhe Milan dhe Inter, por Atletico Madrid ka fituar betejën me ofertën më të mirë.