Atletico Madrid ka fituar ndeshjen kundër Athletic Bilbao.
1:0 në favor të ‘rojiblancos’ përfundoi takimi në ‘San Mames’.
Gjatë 90 minutave u zhvillua një ndeshje intensive nga të dy skuadrat.
Atletico në minutën e 10` arritën të zhbllokojnë sfidën, pas golit nga Alvaro Morata, por Var e anuloi për pozicion jashtë loje.
Pjesa e parë u konkretizua me raste nga të dyja ekipet, por gola nuk erdhën.
Pjesën e dytë më mirë e nisën mysafirët.
Po rridhte minuta e 47` kur Antoione Griezmann realizoi, pas një aksioni të ndërtuar mirë nga skuadra e Diego Simeones.
Francezi më golin e shënuar sot shkon në kuotën e 100 golave me skuadrën e Atleticos në La Liga.
Pas golit të epërsisë nga ‘rojiblancos’ Athletic u vërsulën drejt portës së tyre.
Vendasit krijuan raste për të barazuar shifrat, por nuk arritën të konkretizojnë.
Me këtë fitore ekipi i Simeones ka 19 pikë në vendin e tretë, kurse Bilbao ka 17 në të katërtin.