Tragjedi në Madrid gjatë festimeve për titullin e kampionit të Spanjës të Atletico Madrid.
Një tifoz 14 vjeç siç ka bërë të ditur El Pais, ka humbur jetën teksa po festonte triumfin e skuadrës së Diego Simeone-s.
Djali, nga sa mësohet, është ekspozuar më shumë se duhet jashtë dritares së një furgoni në lëvizje dhe ka përplasur fort kokën me një mur.
Ndihma e shpejtë që ka marrë nuk ka arritur të shmangë tragjedinë, me të riun që ka humbur jetën pak momente më pas.
Një lajm me të vër tetë i trishtë.