Atletico fiton me përmbysje, titulli vendoset në xhiron e fundit në La Liga

Atletico Madridi ka bërë një hap të madh drejt titullit të La Ligas duke e mposhtur Osasunan (2-1) në Estadio Wanda Metropolitano në ndeshjen e parafundit sezonale.

Me gjithë rastet në gjysmën e parë të ndeshjes, asnjëra nga skuadrat nuk ia doli që të shënonte.

Në fraksionin e dytë të lojës (75’), i asistuar nga Ruben Garcia, Ante Budimir e kaloi ne epërsi skuadrën mysafire duke i vënë në vështirësi vendasit.

Porse Renan Lodi i ktheu Los Rojiblancos në lojë pas një asistimi nga Joao Felix duke i barazuar shifrat (82’).

Dhe i jashtëzakonshmi Luis Suarez u kudjes për golin e fitores (88’) falë një harkimi të ulët nga Yannick Carrasco.

Në anën tjetër Real Madridi ka fituar 0-1 në udhëtim te Athletic Bilbao me golin e Nachos.

Ndërkohë Barcelona ka humbur 1-2 në shtëpi nga Celta Vigo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *