Atletico e mposht Valencian, e rrit në 7-të pikë epërsinë ndaj Real Madridit në krye të La Ligës

Atletico Madridi e ka mundur me rikthim 3:1 Valencian, për ra rritur në shtatë pikë epërsinë ndaj rivalit Real Madrid në krye të La Ligës, plus me një ndeshje në dispozicion për ta zhvilluar.

Joao Felix shënoi gol dhe asisti për Luis Suarezin për ta kompletuar rikthimin e Atleticos, pasi Valencia kishte kaluar në epërsi shumë herët me një gol mahnitës të Uros Racic, raporton GE.

Goli i 12-të i Suarezit këtë sezon – sulmuesit uruguaian të cilin Barcelona e lejoi t’i bashkohej falas Atleticos në verë – ishte momenti kyç dhe kthyes në këtë takim. Ai shënoi nga një kënd i vështirë duke e mposhtur portierin në shtyllën e poshtme të majtë.

Angel Correa e vulosi fitoren e gjashtë radhazi për skuadrën e Diego Simeones një çerek lojë para fundit, kur e futi topin në rrjetë nga afërsia pas një asisti nga Marcos Llorente.

Përveç golit të pambrojtshëm të mesfushorit serb, vizitorët ishin të pafuqishëm ta thyenin mbrojtën e Atleticos pavarësisht krijimit të rasteve.

Atletico – që ende e ka një ndeshje të pazhvilluar – tani mbledh 47 pikë në krye të La Ligës, shtatë më shumë se Real Madridi dhe 10 më shumë se Barcelona, të cilat e ndjekin nga pas.

Valencia, ndërkohë, ngel në pozitën e 14-të me 20 pikë, vetëm dy larg zonës së rënies nga elita.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *