Atletico Madridi ka barazuar me Bayern Munchenin 1-1, barazim që lënë gjithçka të hapur për t’u kualifikuar Atletico apo Salzburg nga Grupi A i Ligës së Kampionëve
Atletico Madrid ka barazuar me rezultat 1-1 me Bayern Munchenin për të vendosur në ndeshjen e fundit kalimin tutje në Ligën e e Kampioneve.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje ishte shumë më e mirë për Atletico Madridin të cilët sulmuan më shumë dhe arrin që të shenojnë gol me anë të Joao Felix në minutën e 26-të te ndeshjes.
Në pjesën e dytë Bayern u mundua që të barazonte rezultatin por nuk arriti që të shënonte gol.
Por, kur u mendua që Atletico do të kalonte tutje, Bayern shënoi gol në minutën e 86-të me anë të Mullerit i cili u tregua i saktë nga penalltia.
Ky barazim lë në lojë Salzburgun dhe Atleticon për t’u kualifikuar në 1/8-ën e finales se Ligës së Kampioneve.
Pikërisht këto dy skuadra do të vendosin për këtë pasi që ato do të përballen të mërkurën e javës së ardhshme në Austri.
Ndërkaq, Bayern Munchen tashmë është kualifikuar si e para në Grupin A të Ligës së Kampionëve. /GazetaExpress/