“Atalanta u plaçkit”: Reagimi i mediave italiane për kartonin e kuq të Freuler

Gazetat italiane vlerësuan se gjyqtari gjerman Tobias Stieler e ndryshoi ndeshjen kur e përjashtoi nga loja Remo Freuler në fillim të pjesës së parë të Atalntës kundër Real Madridit të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Freuler u përjashtua nga loja direkt me karton të kuq në minutën e 17-të, për një ndërhyrje ndaj Ferland Mendy, i cili ia siguroi Madridit fitoren pastaj me një gol në çastet e fundit të ndeshjes në Bergamo, transmeton Gazeta Express.

Por incidenti i pjesës së parë që përfshiu mbrojtësin francez e mori vëmendjen e ballinave.

La Gazzetta dello Sport shkruan se kartoni i kuq pas 18 minutave e ndryshoi tërë ndeshjen dhe nuk u pajtua me vendimin e gjyqtarit, duke thënë se francezi po shkonte anash portës dhe jo në drejtim të saj.

Tuttsport shkruan se kartoni i kuq për Freuler ishte i tepruar dhe e la skuadrën e Gasperinit të mangët.

Corriere dello Sport shton se Stieler nuk e shfrytëzoi siç duhet mundësinë që iu dha për ta ndarë drejtësinë në një ndeshje të elitës së futbollit evropian, duke ia nënvizuar disa gabime që i bëri gjatë ndeshjes dhe natyrisht vendimin për kartonin e kuq.

“Nuk bindi, veçanërisht në anën disiplinore dhe të lë me një ndjesi të pakëndshme”, shkroi e përditshmja italiane.

Nota me të cilën e vlerësuan mediat italiane Stielerin:

Tuttosport: 4,5

Il Corriere dello Sport: 4,5

La Gazzetta dello Sport: 4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *