Atalanta pa problem kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë

Atalanta ka fituar pa problem kundër Cagliarit sonte duke kaluar kështu në çerekfinale të Kupës së Italisë. Miranchuk (43), Muriel (61) dhe Sutalo (64) kanë shënuar për Atalantan kurse për Cagliarin ka shënuar Sottil në minutën e 55-të.

Atalanta e ka kaluar pa shumë vështirësi skuadrën e Cagliarit duke e mundur me rezultat 3-1.

Pjesa e parë edhe pse me dominim të Atalantas përfundoi me vetëm një gol të shënuar në minutën e 43-të me anë të Miranchuk që shfrytëzoi një pasim të Muriel për të kaluar për herë të parë në avantazh.

Në pjesën e dytë, Cagliari do të shënonte golin e barazimit në minutën e 55-të me anë të Sottil.

Pas kësaj Atalanta do të shënonte dy gola për tre minutave.

Fillimisht në minutën e 61-të do të shënonte Muriel kurse në minutën e 64 do të shënonte Sutalo.

Deri në fund të takimit nuk pati gola më edhe pse Atalanta ishte dy herë afër shënimit të golit të katër.

Atalanta do ta pret fituesin e ndeshjes Lazio-Parma për të marrë vesh se më kë do të përballet në çerekfinale të Kupës së Italisë. /GE/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *