Atalanta humb njërin nga lojtarët më të rëndësishëm për ndeshjen ndaj PSG

I dëmtuar në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Interit, ku la fushën e lojës vetëm pak minuta pas startit, portieri i Atalantës Pierluigi Gollini nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Gasperini për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint Germain.

Lajmi është dhënë nga vetë klubi bergamask, që nëpërmjet një deklarate ka sqaruar se dëmtimi i portierit është më serioz sesa pritej dhe se më datën 12 gusht mes shtyllave do të luajë portieri tjetër Marco Sportiello, i njëjti që ka zëvendësuar Gollinin edhe në ndeshjen ndaj Valencias në fazën e 1/8-ave.


Kujtojmë që sfida çerekfinale luhet këtë të mërkure në Portugali, ku fituesi do ta pret në gjysmëfinale RB Lepizig ose Atletico Madridin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *