Atalanta fiton trofeun e Europa League, Bayer Leverkusen pëson humbjen e parë të sezonit

Atalanta e ka fituar trofeun e Europa League për herë të parë në histori.

Skuadra italiane triumfoi bindshëm ndaj Bayer Leverkusen me shifrat 3 me 0.

Ademola Lookman ishte i jashtëzakonshëm, duke realizuar ‘Hat-trick’ në finalen e madhe në Dublin.

Ishte një paraqitje shumë e dobët nga Bayer Leverkusen, që nuk arriti për asnjë moment të rrezikonte seriozisht portën kundërshtare.

Kjo është edhe humbja e parë e këtij sezoni për Bayer Leverkusen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *