Atalanta ka fituar me rezultat 4-1 ndeshjen ndaj Romës të vlefshme për javën e 13-të në Serie A.
Ekipi i Gian Piero Gasperinit i është kthyer fitores në kampionat, duke mposhtur ekipin në formë të Paolo Foncesas.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë shumë më të mirë të Romës, e cila arriti të krijojë më shumë, të shënojë një gol dhe të godas një shtyllë.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e tretë dhe ishte Edin Dzeko, i cili shënoi për 0-1, ndërsa Leandro Spinazzola (9’) goditi shtyllën.
Në pjesën e dytë, vendasit e Atalantas ishin krejtësisht një skuadër tjetër, duke arritur të dominojë dhe të shënojë plot katër gola për të fituar ndeshjen me rikthim.
Goli i parë i vendasve erdhi në minutën e 59-të dhe ishte Duvan Zapata, i cili shënoi për 1-1, ndërsa Robin Gosens (70’) i dha epërsinë 2-1 ekipit të tij.
Atalanta u tregua e papërmbajtshme duke shënuar edhe në minutën e 72-të me anë të Luis Muriel për 3-1, ndërsa Josip Ilicic (85’) shënoi për rezultatin përfundimtar 4-1.
Pas kësaj fitore, Atalanta e sheh veten në pozitën e shtatë me 21 pikë, ndërsa Roma renditet e katërta me 24 pikë.
Në ndeshjen e radhës, klubi nga Bergamo udhëton drejt Bolognas, ndërsa Giallorossët e presin Cagliarin.