Kanë përfunduar edhe katër ndeshjet e fundit në kuadër të Europa Ligës.
Atalanta ka marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj Olympiacos Piraeus falë qendërmbrojtësit shqiptar Berat Gjimshiti, derisa Porto ka befasuar Lazion (2:1), kurse Sevilla edhe siç pritej, ka kryer detyrën ndaj Dinamo Zagrebit, duke fituar me rezultatin 3:1.
Porto gjithashtu ka bërë përmbysje për të fituar ndaj Lazios. Mysafirët kaluan në avantazh me anë të Zaccagni (23′).
Por, vendasit gjetën dy herë golin me anë të qendërsulmuesit Martinez (37′, 49′), që u asistua nga Joao Mario.
Ashtu siç pritej, Sevilla nuk ka gabuar në shtëpi duke fituar me rezultat komod 3:1 ndaj Dinamo Zagreb.
Ivan Rakitic kaloi në epërsi Sevillan duke shënuar nga pika e bardhë (13′). Mysafirët u kundërpërgjigjen përmes Orisc (41′).
Por, tre minuta më vonë, Ocampos realizoi gol të bukur për të rikthyer epërsinë e vendasve (44′).
Golin e fitores, njëkohësisht të parin e shënoi Anthony Martial (45+1).