Për Arsenalin duket se po vjen edhe një sezon i vështirë.
Topçinjtë janë mposhtur me rezultat të thellë 0:3 në ‘Emirates’ nga Aston Villa, që vijon të mbetet lartë në tabelë.
Skuadra që drejtohet nga Dean Smith kaloi në epërsi me autogolin e Bukayo Saka (25′).
Në vijim, vendasit u bën më këmbëngulës por megjithatë nuk është që rrezikuan shumë.
Për ta vulosur fitoren e Aston Villës u përkujdes Ollie Watkins (72′ 75′) i cili realizoi dy gola për rezultatin përfundimtar 0:3.
Arsenal pas tetë ndeshjeve renditet në vendin e 11 me 12 pikë, ndërsa Aston Villa me 15 pikë dhe një ndeshje më pak, mban pozitën e gjashtë.