Aston Villa fiton në shtesë trilerin ndaj Arsenalit

Arsenali është mposhtur në fund nga Aston Villa me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Ligën Premier.

Ekipi i Unai Emeryt ka arritur fitoren e pestë radhazi në kampionat, duke mposhtur ekipin e Mikel Artetës i cili vinte nga një seri pa humbje prej 18 ndeshjesh.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm vendasit që gjeten golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 36-të me anë të Matty Cash, i cili shënoi për epërsinë e vendasve 1-0.

Në pjesën e dytë, mysafirët ishin skuadër më e mirë dhe më kërkuese, teksa arritën ta gjejnë edhe golin e barazimit, por nuk arritën ta mbajnë atë

Goli i barazimit erdhi në minutën e 52-të me anë të Leandro Trossard, i cili shënoi për 1-1 dhe me këtë rezultat pritej të mbyllej ndeshja, përkundër shumë raste.

Megjithatë, në minutën e pestë shtesë, në skenë doli rezervisti i Emiliano Buendia, i cili shënoi një gol të bukur për fitoren 2-1.

Pas kësaj fitore, Aston Villa ngjitet në pozitën e dytë me 30 pikë apo vetëm tri më pak se Arsenali i pari.

Në ndeshjen e ardhshme, Topçinjtë e presin Wolvesin, ndërsa Aston Villa udhëton te West Hami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *