Manchester City dhe Arsenali zhvilluan derbin por duke e mbyllur pa gola në kuadër të javës së 30-të.
Momenti interesant ishte pas ndeshjes, mes Pep Guardiola dhe Jack Grealish, i cili ishte futur në fushë në minutën e 61-të.
Guardiola duket se nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si i kryente detyrat e caktuara dhe pas fishkëllimës së fundit, ai i shpjegoi me ashpërsi anglezit se çfarë kishte bërë gabim.
Skuadra e Jurgen Klopp tani është dy pikë përpara Arsenalit dhe tre pikë përpara Manchester Cityt.