Aspak e pritshme: Agjenti i Sergio Ramos fotografohet duke drekuar me drejtorin sportiv të Sevillës, a po ndodhë rikthimi pas 16 vjetësh

Edicioni në La Liga po mbyllet dhe Sergio Ramos ende nuk ka rënë dakord për një zgjatje të kontratës me Real Madridin.

Marrëveshja e mbrojtësit spanjoll me “mbretërit” skadon këtë verë, me Ramosin që kërkon dy vite kontratë, ndërsa madrilenët i kanë ofruar vetëm një.

Brenda këtij konteksti, vëllau dhe agjenti i Sergi Ramos, Rene, është fotografuar duke drekuar me drejtorin sportiv të Sevillës, Monchin në kryeqytetin Andaluzian, sipas El Desmarque.

Është ndezur intriga nëse Rmoas mund të kthehet në klubin e tij që u largua në vitin 2005.

Sergio Ramos gjithashtu prej kohësh lidhet me një kalim në “Old Trafford” te Manchester Unitedit mirëpo pa pasur diçka konkrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *