Prekja e parë e topit ishte e mahnitshme nga Zinedine Zidane dhe thuajse asnjë lojtar deri më tani nuk arriti t’i afrohet në këtë aspekt.
Francezi ishte një nga lojtarët më të qetë dhe lëvizjet e tij ishin mahnitëse, në veçanti pranimi ose prekja e parë e topit.
Pavarësisht se si i vinte topi apo ku ndodhej ai, Zizou me elegancën e tij e pranonte topin shumë thjesht.
Pranimi i topit dhe loja në përgjithësi e treguar nga ish-mesfushori francez, e bëri atë të adhurohej nga tifozët e të gjitha moshave.
Tifozët e futbollit së fundmi kanë shpërndarë një video të tij në rrjetet sociale, ku dëshmohen më së miri gjërat e cekura më lart.
Një nga momentet e tij më ikonike mbetet goli i shënuar ndaj Bayer Leverkusenit në finalen e vitit 2002 në Ligën e Kampionëve.
Në atë ndeshje, ish-mesfushori i Real Madridit shënonte me volej, duke e dërguar topin në rrjetë që në prekjen e tij të parë.