Kristjan Asllani është zgjedhur si lojtari më i mirë i ndeshjes nga tifozët e Interit. Në portalin e lajmeve “Fcinternews” bëhet gjithmonë një sondazh pas sfidave ku votohen të gjithë lojtarët që kanë marrë pjesë në ndeshje.
Asllani ka arritur që të grumbullojë më shumë vota duke marrë 30% të tyre në një garë që nuk ka qenë aspak e lehtë përballë Aleksiz Sançezit dhe Barelës. Edhe këta të dy të fundit bënë ndeshje fantastike, por kanë arritur të grumbullojnë përkatësisht 20% dhe 16% të votave nga lexuesit zikaltër.
Edhe shumë media të tjera e kanë vlerësuar Asllanin si lojtarin më të mirë të ndeshjes kundër Bolonjës