Futbollisti brazilian Anderson mbërriti në Manchester United në vitin 2007 si një nga talentet më të mëdhenj në botë dhe fitoi Ligën e Kampionëve në edicionin e tij të parë në “Old Trafford”.
Një vit më vonë, ai mori çmimin “Golden Boy” për lojtarin më të talentuar në botë, por përshtypja është se ai kurrë nuk “shkëlqeu” plotësisht siç ishte parashikuar, raporton “Daily Mail”.
Edhe pse ishte pjesërisht titullar në United për disa sezone të tjera, ai “ngadalësoi” dhe u zhduk nga skena.
Si për shkak të dëmtimeve, ashtu edhe për mungesë interesi, dhe ka tre vite që është pensionuar, edhe pse lojtarët e moshës së tij ende rezistojnë.
Sot, në moshën 35-vjeçar.
Ai kënaqet me fëmijët e tij dhe pakkush do ta njihte nëse do ta takonte në rrugë, pasi shtoi në peshë, humbi flokët dhe u distancua plotësisht nga futbolli.
Ai ka luajtur edhe për Gremio, Porto, Fiorentina, Internacional, Coritiba dhe Adana.
Shikoni më poshtë se si duket sot Anderson.