Me tetë gola të shënuar, ka përfunduar ndeshja dramatike mes Lensit dhe Reimsit.
Në kuadër të javës së dhjetë në Ligën 1, Reimsi ka barazuar 4:4 si mysafir i Lensit.
Paraqitje të mirë në këtë ndeshje bëri edhe Valon Berisha për Reimsin.
Ai e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe luajti deri në fund.
Gjithashtu, ai asistoi edhe te goli i Dia në minutën e 54-t.
Nga “WhoScored”, Berisha është vlerësuar me notën 7.4.
Ndryshe, pas dhjetë javësh, Reimsi ndodhet në vendin e 16-të me nëntë pikë të tubuara, kurse Lensi në vendin e 11-të me 14 sosh.