Arthur i bën “diss” Messit, publikon këtë fotografi me Ronaldon

Dikur ishin bashkëlojtarë dhe kishin qëllimin e përbashkët, ta çonin sa më lartë Barcelonën.

Por, Arthur Melo rrugës ndërroi destinacion, e njëjtë për pak sa nuk bëri edhe Messi.

Mesfushori brazilian u transferua te Juventusi, aty ku e ka gjetur një tjetër “jashtëtokësor”. Fjala është për Cristiano Ronaldon, rivalin e madh të Lionel Messit

Arthur ka publikuar një fotografi gjatë stërvitjeve bashkë me Ronaldon, teksa ka shkruar: Rrugëtimi fillon këtu nesër”.

 

Juventusi e nis nesër sezonin e ri në Serie A ndaj Sampdorias me fillim nga ora 20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *