Arteta një ndeshje larg shkarkimit nga Arsenali – humbja e radhës në shtëpi do e përshëndet spanjollin me The Gunners

Mikel Artetas asgjë nuk po i shkon për dore dhe duket se fundviti për të do të jetë edhe më i tmerrshëm.

Pas 14 javësh të zhvilluara, Arsenali është në vendin e 15-të me 14 pikë, derisa ka pësuar tetë humbje dhe dy barazime.

Vetëm Sheffield United ka më shumë humbje se sa The Gunners, e duket se Arteta do të shkarkohet në javën e ardhshme në rast se pëson humbje.

Topçinjtë do të jenë nikoqir të rivalit lokal, Chelseat, më 26 dhjetor dhe në rast të humbjes, spanjolli do të shkarkohet nga pozita e trajnerit.

The Blues që po ashtu kanë një rënie në formë, do e kërkojnë këndelljen dhe ajo gjë mund të ndodhë në Emirates, e që do të thoshte shkarkim për Artetan.

Arsenali duket se ka humbur besimin në ish-mesfushorin e tyre dhe janë të gatshëm që ta shkarkojnë para se të mbyllet ky vit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *