Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur rreth raportimeve të fundit që e lidhin mesfushorin, Granit Xhaka.
Së fundmi po raportohet fort se Xhaka do të largohet nga Arsenali për t’iu bashkuar Bayer Leverkusenit.
Madje, sipas gazetarit Fabrizio Romanos, marrëveshja mes dy klubeve është shumë e avancuar për një tarifë prej 15 milionë eurove, duke pritur hapat e ardhshëm për ta realizuar.
Për këtë lidhje ka komentuar Arteta, ku ka thënë se kjo është diçka që do ta diskutojë.
“Ai është një figurë tepër e respektuar në klub. Ai ka një histori të mrekullueshme rreth tij. Çfarëdo që të ndodhë, është diçka që do ta diskutojmë”, ka thënë trajneri.