Në këtë ndeshje, përpos golit të shkëlqyeshëm të Joao Moutinhos, vëmendje tjetër mori edhe David Luiz dhe Bernd Leno.
Që të dy u ndëshkuan me karton të kuq direkt, ku Luiz shkaktoi një penallti, ndërsa Leno preki topin me dorë jashtë zonës së tij.
Për këto veprime, ka biseduar edhe menaxheri i Gunners, Mikel Arteta.
“Unë kam shikuar tanimë 10 herë penalltinë e Luiz dhe nuk po shoh akoma ndonjë kontakt”, u shpreh ai.
Ndërsa për portierin Leno, Arteta tha: “Une besoj se ai mori një vendim brenda disa sekondave dhe natyrisht u mundua të ndaloi topin, por nuk kishte se çfarë të bënte”.