Menaxheri i Arsenal, Mikel Arteta, është shprehur i kënaqur me fitoren e ekipit të tij ndaj Chelsea, fitore e vlefshme për xhiron e 15-të të Premierligës.
Menaxheri i Arsenal, Mikel Arteta, ka folur për fitoren e ekipit ndaj Chelseat.
Arsenal mundi Chelsean me rezultatin 3 – 1, dhe spanjolli tregoi pikat e forta, ai kishte disa fjalë edhe për Granit Xhakën.
Reprezentuesi zviceran u kthye në ekipin e ‘The Gunners’ për herë të parë që kur morri një pezullim prej tre ndeshjesh për kartonin e tij të kuq në humbjen 1-0 në shtëpi ndaj Burnley në fillim të këtij muaji.
Pas kësaj ndeshje, kritikat vërshuan në drejtim të shqiptarit, por ai sot dëshmoi se është një profesionist i vërtetë.
Edhe Mikel Arteta thuri lëvdata për Xhakën, ku veçoi angazhimin maksimal të 28 vjeçarit.
‘Ai ka pasur disa momente të vështira dhe nuk është i vetmi ‘ tha ai, transmeton lajmi.net.
‘Ka shumë lojtarë që kanë pasur momente të vështira këtë sezon’, tha spanjolli.
‘Ajo që mund të them për Granitin është se profesionalizmi dhe angazhimi i tij me klubin dhe me shokët e tij ishte maksimal’, tha 38 vjeçari.
‘Ai është i vetëdijshëm dhe ne e dimë që ai kishte një moment të keq kur morri kartonin e kuq dhe unë e di arsyen pse, por ajo që unë nuk mund të bëj është thjesht të hedh gjithçka që ai ka bërë vetëm sepse ai bëri një gabim’, tha Arteta.
‘Ne të gjithë kemi bërë gabime dhe unë jam këtu për të mbrojtur lojtarët kur shoh se ata e meritojnë atë, e diGraniti është një prej tyre për mënyrën se si ai i afrohet çdo seance stërvitore dhe për mënyrën se si ai dëshiron t’i bëjë gjërat në mënyrën e duhur gjithmonë dhe kjo tregon se sa profesionist që është ai’, përfundoi Mikel Arteta.