Arteta: Jam shumë i shqetësuar për lëndimin e Xhakës

Shqiptari pësoi lëndim në fitoren e Arsenalit ndaj Tottenhamit (3 – 1).

Pas fitores, Arteta tha se është vërtet i shqetësuar, ngase lëndimi duket seriozë.

“Ne duhej të mendonim (Nëse Xhaka do ishte titullar). Kishim opsione të ndryshme të luajmë ndaj tyre. E kuptoj se shumë njerëz thonë ‘ke fituar dy ndeshjet e fundit, pse po ndryshon”.

“E bëmë më vëmendjen në kohën e duhur që të nisim ndeshjen dhe të kemi opsione tjera, gjithashtu ta zëvendësojmë. Fatkeqsisht ai u lëndua. Jam shumë i shqetësuar sepse nuk dukej shumë pozitiv për momentin”.

Shumë shpejtë do qartësohet lëndimi i Xhakës dhe për sa kohë do jetë jashtë fushës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *