Arteta flet për gabimin e Granit Xhakës

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, këmbëngul se ai nuk kishte asnjë problem me gabimin e Granit Xhakës në barazimin 1-1 me Burnleyn gjatë të shtunës pasdite.

Arsenali ishte në epërsi dhe pritej ta merrte një fitore të vlefshme në udhëtim te Burnley, por një gabim i mesfushorit shqiptar bëri që ndeshja të barazohej dhe të mbyllej 1-1.

Ky gol erdhi pasi Xhaka nga zona u mundua ta hapte lojën në krahë, por pasimi i tij goditi Chris Wood dhe topi përfundoi pas shpinës së portierit Bernd Leno.

Megjithatë, trajneri i Topçinjve, Arteta e ka arsyetuar gabimin e djaloshit nga Prishtina, duke thënë se është diçka krejtësisht normale.

“Është ajo që është. Është mënyra se si luajmë. Është mënyra se si unë dua të luaj dhe ne vetëm duhet të dimë rrezikun dhe rregullat që kemi në zona të caktuara dhe llojin e topave që duhet të luajmë”, ka thënë fillimisht Arteta.

“Ne po flasim për gabime gjatë gjithë kohës dhe po përpiqemi të anulojmë gjithçka që i japim kundërshtarit”.

“Nëse dikush bën një gabim sepse dëshiron të luajë, unë gjithmonë do t’i mbështes ata. Nëse dikush fshihet, nuk do ta mbështes atë”, përfundoi trajneri i Arsenalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *