Aktorja dhe njëherësh modelja, Arta Elezaj, njihet për jetën luksoze që bën në përgjithësi.
Ajo është aktive në rrjete sociale, ku edhe publikon përditshmërinë e saj, përfshirë edhe udhëtimet e shumta nëpër vende të botës.
Por, ajo çka ka marrë vëmendje kohëve të fundit është veshja e saj, për të cilën duke se ka shpenzuar në masë të madhe.
Sipas faqes What They Wearin, Arta ka shpenzuar 7.100 euro vetëm në aksesorë.
Vetëm çanta e firmës ‘Hermes’ kushton rreth 6.600 euro, e cila ngjason me atë të zonjës së parë të SHBA-ve, Melania Trump.
Javë më parë është raportuar në mediat ndërkombëtare se Melania mbante çantën më të shtrenjtë në botë, e që është e po të njëjtës firmë sikurse e Artës.
Zonja e Parë është shfaqur me një aksesorë të tillë gjatë një takimi zyrtar, e që u bë krye-temë në faqet rozë.