Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha ka folur sot për rastin që e kishte me Edon Zhegrovën ndaj Rumanisë në ndeshjen e fundit, ku ai u pa duke e kapur për dore lojtarin kosovar në një situatë interesante.
Gliha u mundua të arsyetohej për atë gjest duke theksuar se e bëri për ta motivuar të realizonte gola.
“Muriqi mori kartonin e kuq, nëntë karton të verdhë, ishte situatë speciale, të gjithë folën për këtë rast, unë jam këtu t’i bëjë lojtarët të jenë të qetë, të gjithë ishin nervoz, ishte emocionale, e mora për dore (Zhegrovën) dhe i thashë e sheh golin, shënoj tri gola dhe në atë formë jep përgjigje për ata që po e ofendojnë shtetin e Kosovës”, tha Gliha ndër të tjerash.
Ai poashtu foli edhe për listën dhe ndeshjet e tetorit.
“Kemi disa lojtarë të ri, është mundësi e mirë për ta, ta tregojnë veten, të na bindin që të jenë pjesë e listës edhe në vijim.