Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, është arsyetuar pas barazimit 0-0 me Real Sociedadin në ndeshjen e parë në La Liga për sezonin 2020/21.
“Kemi bërë një ndeshje të mirë. Pjesa e dytë ishte më e vështirë. Në fazën e mbrojtjes ishim mirë, na mungoi vetëm goli”, u shpreh ai.
Përse nuk luajtën MAYORAL dhe JOVIC, por në vend të tyre startuan dy lojtarë të akademisë, Marvin dhe Arribas, Zizu ka një përgjigje:
“MAYORAL dhe JOVIC? Nuk doja të ndryshoja ritmin e ekipit. Doja të inkuadroj lojtarë krahu”.
“Gjithmonë do të luftojmë në çdo ndeshje. Në fund janë dy pikë të humbura dhe është diçka jo mirë”. /GE/