Ditët e fundit, lajmet në lidhje me kontratën e Sergio Ramos dhe largimin e tij të mundshëm nga klubi, kanë pushtuar mediat.
Kontrata e kapitenit të Real Madrid do të skadojë në verën e ardhshme, dhe drejtuesit e klubit po mundohen ta bindin lojtarin të qëndroj dhe rinovojë kontratën e tij.
Ramos thuhet se nuk është i kënaqur me kushtet që Madridi po i ofrojnë atij, kontrata e tij. Raportimet e fundit bëjne me dije se Ramos megjithatë mund të jetë pranë largimint nga Los Blancos.
Ramos është 34 vjeç dhe paga e tij, krahasuar me vjetët që ai ka, duhet ulur sigurisht pasi që edhe vlera e tij në merkato nuk është e njejtë.
Ky muaj do të jetë vendimtar për të ardhmen e Ramosit, në qoftë se do të qëndrojë apo do të largohet nga klubi të cilit i dha gjithçka.