Feronikeli është në ‘halle’ me trajneri e tyre Klodian Duron, sidomos pas dy humbjeve të fundit.
Ish futbollisti i njohur shqiptar, që më parë kishte drejtuar Kukësin, Kamzen dhe Luftërarin, nuk po kalon një periudhë të mirë te Feronikeli, shkruan GazetaOlle.
Humbja nga Prishtina në Kupën e Kosovës pas penalltive i vuri ‘gozhdën’ sezonit të dështuar të Feronikelit, edhe pse kishin ndërtuar një skuadër për të dal kampion me shumë harxhime.
Por më e dhimbshme duket humbja e sotme ndaj Besës së Pejës (2:1), një skuadër me emër, por që këtë vit është prezantuar me futbollistë të ri dhe ishte fitorja e dytë.
Edhe për kundër këtyre humbjeve, Duro vazhdon të qëndrojë aty, stoik, madje duke shitur edhe pallavra se si e “pruri futbolli evropian te Feronikeli”.
Arsyeja se pse kryesia e Feronikelit nuk e shkarkon Klodian Duron është kontrata e tij dhe klauzola që ka në të.
Duro ka kontatë me Feronikelin edhe për sezonin 2021/22, ndërsa nëse shkarkohet më herët, klubi duhet t’ia paguajë atij afërisht 100 mijë euro dëmshpërblim, mëson GazetaOlle.
Ky ka qenë kushti i trajnerit në fillim për të pranuar punën në klubin nga Drenasi.
Feronikeli ka pasur probleme në vitet e fundit me trajnerë, ku pas shpalljes kampion të Zekirija Ramadanit, aty asgjë nuk ka shkuar mirë.