Trajneri ferizajas, Arsim Abazi, është bërë me skuadër të re gjatë ditës së enjte.
Ai është konfirmuar në krye të stolit të Vitisë, përcjellë Gazeta Olle.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Vitisë.
Skuadra bardhekaltër do të luftojë për mbijetesë gjatë këtij edicioni në Ligën e Parë.
Ndryshe, Abazi ka qenë trajner i disa skuadrave të elitës, më së shumti i Ferizajt.
“Sot presidenti i klubit Florent Emini arriti marveshje me trajnerin Arsim Abazi qe te jet ne krye te shtabit teknik”, njoftuan vitiasit.