Sonte me fillim nga ora 19:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Arsenalit dhe skuadrës holandeze, PSV, e vlefshme kjo për xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.
Pavarësisht se Arsenali dhe PSV po luajnë pas një periudhe zie kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar, ku kjo lojë u shty para disa javësh, ata mbeten të parët dhe të dytët në Grupin A të kësaj gare.
Në xhiron e fundit të zhvilluar në Ligën e Evropës, Arsenali e mposhti Bodo/Glimt me rezultat minimal 1:0, kurse PSV e shkatërroi Zurichun me rezultat të thellë 5:0.
Momentalisht, “Topçinjtë” zënë vendin e parë në grup me nëntë pikë të arkëtuara, krahas PSV që renditet në pozitën e dytë me shtatë pikë të tubuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Arsenalin nuk do të paraqiten Elneny dhe Smith-Rowe, kurse te PSV mungojnë Van Ginkel, Boscagli, Fofana, Saibari, Vertessen.
Tanimë, të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Arsenal (4-4-2): Turner; Tomiyasu, Holding, Gabriel, Tierney; Saka, Sambi Lokonga, Xhaka, Vieira; Nketiah, Jesus
PSV (4-2-3-1): Benitez; Max, Obispo, Ramalho, Mwene; Gutierrez, Sangare; Gakpo, Veerman, Simons; Gus Til