Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ka mundur klubin e Southampton me rezultatin 3-1.
Southampton para disa ditësh eliminojë nga FA Cup kampionin aktual të kësaj gare, Arsenalin.
Duket se ndeshja e sotme ishte një lloj ‘hakmarrje’ nga Arteta dhe klubi tij, ku fituan 3-1, transmeton lajmi.net
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Armstrong për Southampton, ndërsa Nicolas Pepe, Bukayo Saka dhe Alexandre Lacazette shënuan golat për Gunners.
Me këtë fitore, Arsenali ngritet në pozitën e tetë dhe është vetëm 5 pikë larg zonës së top 4-shës.