Arsenali për gjynah, me dy karton të kuq humbet nga Wolves

Arsenal ka pranuar humbjen e nëntë sezonale.

“Gunners” kanë barazuar tashmë numrin e fitoreve me atë të humbjeve, pasi kanë nga 9 sosh si suksese e poashtu edhe dështime.

Takimi i tyre i sotëm ishte kundër Wolves.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të skuadrës së Nuno Espirito Santo.

Arsenal udhëhoqën të parët me golin e Pepe, por në fund të pjesës së parë David Luiz shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Nga pika e bardhë i saktë ishte mesfushori Ruben Neves për ta mbaruar pjesën e parë me rezultat 1-1.

Joao Moutinho realizoi qysh në start të gjysmës së dytë të lojës.

Arsenal provoi në vazhdim, por nuk arriti të gjejë dot barazimin dhe kështu u ndëshkua me humbjen e nëntë sezonale.

Skuadra e Mikel Artetës pas 22 ndeshjeve mbanë pozitën e 10-të në tabelë me 31 pikë.

Në anën tjetër, Wolves tashmë është e 13-ta në tabelë me 26 pikë të grumbulluara, teksa kjo ishte fitorja e parë pas pesë ndeshjeve./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *