Arsenali e ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në kuadër të Premierligës angleze.
Në kuadër të javës së 33-të, skuadra londineze e ka mposhtur Wolvesin me rezultat të pastër 0:2.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Molineux”, Bukayo Saka (’43) dhe Alexandre Lacazette (’86) shënuan golat e fitores për mysafirët.
Me këtë fitore, Arsenali ngritet në vendin e shtatë në tabelë me 49 pikë të tubuara.
Kurse, Wolverhamptoni mbetet në vendin e gjashtë me 52 sosh.