Zyrtarët e Arsenalit këtë javë patën bisedime me përfaqësuesit e Eden Hazard për të zbuluar nëse ka ndonjë interes që belgu të rikthehet në Premier League.
Sipas Footmercato, plani i “Topçinjve” do të jetë të përpiqen të huazojnë Hazard me një opsion blerje.
Mesfushori belg tregoi të gjithë cilësinë e tij te Chelsea, ku shënoi më shumë se 100 gola gjatë shtatë viteve që ishte te blutë.
Lojtari u largua në vitin 2019 te Real Madrid për rreth 120 milionë euro, por kishte shumë probleme për të treguar vlerën e tij.