Arsenali merr epitetin e ekipit favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve, Barcelona vetëm në vendin e katërt

Janë katër skuadra që tashmë kanë siguruar kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Arsenal, PSG, Inter dhe Barcelona janë katër ekipet që tashmë do të synojnë finalen e madhe dhe trofeun e kompeticionit më të çmueshëm për klube në Europë.

Sipas rrjetit statistikor ‘Opta’, skuadra e Mikel Artetas është tashmë favorite për ta fituar këtë trofe, duke siguruar 28.7%. Në vendin e dytë është PSG-ja me 25.5%, Interi në vendin e tretë me 24%, kurse Barcelona vetëm në vendin e katërt me 21.8%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *