Enis Bardhi mund ta vazhdojë karrierën në Angli.
Të paktën kështu raporton Onda Cero, sipas të cilës, Arsenali i Mikel Artetës ka bërë një ofertë të rëndësishme te Levante për mesfushorin, ndoshta mund të jetë edhe e parefuzueshme.
Raportohet se Arsenali është favorit për të nënshkruar me shqiptarin, i cili këtë verë ka oferta edhe nga Fiorentina në Serie A dhe disa klube nga Bundesliga.
25 vjeçari iu bashkua Levantes për 1.5 milionë euro në vitin 2017 dhe që nga atëherë, ai ka punuar shumë për të arritur në një tjetër nivel dhe është gati për hapin e madh në karrierë.
Ai ka shënuar 16 gola në tri sezone dhe ka qenë një ndër më meritoret që Levante për tri vite ka qëndruar larg zonës së rrezikshme, rënies në Segunda Division.