Arsenali ka kaluar në gjysmëfinale të FA Cup me fitoren 2-1 kundër Sheffield United.
Vendasit e filluan mjaftë mirë takimin duke shënuar qysh në minutën e tetë me anë të John Lundstram, mirëpo ajo u anuluar për pozitë jashtë loje nga VAR.
Arsenali filloi të këndellej dhe arriti të shënonte golin e vetëm të pjesës së parë në minutën e 25-të me anë të Nikolas Pepe.
Pjesa e parë përfundoi me këtë gol, ndërsa në të dytën u shënuan edhe dy të tjera.
Si në 45 minutat e parë, edhe në të dytën, Sheffieldi kishte një gol të anuluar nga VAR në minutën e 60-të për shkak të pozitës jashtë loje.
Por, vendasit nuk u dorëzuan aq lehtë dhe arritën t’i barazonin shifrat me golin e shënuar nga David McGoldrick (87’).
Skuadra që udhëhiqet nga Mikel Arteta arriti që në sekondat e fundit të takimit të shënonte golin e epërsisë për herë të dytë me anë të Dani Ceballos (90’+1). /Telegrafi/