Arsenali është kualifikuar në gjysmëfinale të Carabao Cup, falë fitores kundër Sunderlandit në çerekfinale.
“Topçinjtë” triumfuan lehtësisht me rezultat 5:1 kundër skuadrës që bën gara në divizionet më të ulëta të futbollit anglez, shkruan Demokracia.com.
Në këtë përballje shkëlqeu Nketiah që kompletoi het-trikun në minutat 17-të, 49-të dhe 58-të, ndërsa dy golat tjerë për londinezët i realizuan Pepe në minutën e 27-të dhe Patino në të 91-tën.
Golin e vetëm për mysafirët e realizoi Broadhead në minutën e 31-të të takimit.
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka e nisi takimin nga stoli, por u inkuadrua në minutën e 55-të në vend të bashkëlojtarit, Balogun.