Arsenali e nis sezonin e ri me fitore të thellë ndaj Fulhamit

Arsenali ka triumfuar në udhëtim te Fulhami me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen hapëse të sezonit 2020/21 në Ligën Premier.

Ekipi i Mikel Artetas e ka nisur sezonin si është më së miri, pasi ka marrë një fitore të madhe te rivalët e Fulhamit, të cilët u inkuadruan këtë sezon në elitë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Topçinjve, të cilët përveç rasteve dhe dominimit, arritën të shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e tetë dhe ishte Alexandre Lacazette, i cili shënoi për 0-1 nga afërsia, ndërsa rast të mirë pati edhe Willian (28’), por goditja e tij e dënimit u ndal nga shtylla.

Në pjesën e dytë, Arsenali vetëm se rriti nivelin e lojën dhe të rasteve, ndërsa shënoi edhe dy gola tjerë për të siguruar fitoren.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 50-të dhe ishte transferimi i fundit Gabriel që shënoi me kokë për 0-2, ndërsa Pierre-Emerick Aubameyang (57’) shënoi për 0-3 dhe asistues tek dy golat ishte Willian.

Në ndeshjen e ardhshme, Arsenali e pret në shtëpi West Hamin, ndërsa Fulhami udhëton te Leeds United.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *